Rama: Kujtesa na ndihmon te ecim para
Albeu.com
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka marrë sot pjesë në një ceremoni përkujtimore me rastin e 20 shkurtit, Ditës së Rrëzimit të Bustit të diktatorit Enver Hoxha nga Sheshi "Skënderbej".
Nga lagjia "Kombinat" në Tiranë, Rama tha se: "Sot jetojmë në një shoqeri e cila është pluraliste ku shumëkush thotë atë qe mendon por ka probleme të mëdha me dëgjimin, sepse shumëkush mund të flasë por nuk dëgjohet. Sot është e domosdoshme të vazhdojnë një betejë për emancimin e shoqerisë sonë në të dyja nivelet nga niveli familjar dhe shoqëror".

Më tej Rama apeloi se "kumtesa e të shkuarës nuk na vlen si një arsye për të vazhduar të jemi të ndarë e të përçarë, për të vazhduar të kërkojmë argumentat e kundërvënies për njëri-tjejtri, por na shërben për të ecur përpara jashtë mllëfit që regjimi komunisiut gatoi për gjysëm shekulli ndër shqiptarë.
Shtuar më 20/02/2010, ora 22:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori