“Rama kërkon 71 votat, Meta do të jetë king-maker”
Në ciklin e Forumeve UET ishte sot i ftuar deputeti i PD-së, Kastriot Islami, i cili bashkëbisedoi me pedagogë dhe studentë rreth temës: “Situata politike dhe prespektiva pas zgjedhjeve”
Koalicioni qeverisës është një dilemë të madhe që do të kulmojë me zgjedhjen e presidentit të ri. Sipas Kastriot Islamit në skenarët e mundshëm që presin zgjedhjen e presidentit dhe fatin e aleancës Ilir Meta ka një rol të madh, ai kërkon të bëjë kind-makerin me çdo kusht dhe të mos lejojë Edi Ramën të bëjë 71 vota pa të.

Deputeti i PD-së, Islami, në një bisedë me studentë dhe pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës i ftuar në ciklin e Forumeve UET analizon situatën politike në vend;

Rama është munduar që çështjen e zgjedhjes së presidentit ta fusë në një treshe; dalja bashkë në zgjedhje, zgjedhja e presidentit dhe qeverisja e përbashkët. Pra do t’i zgjidhi çështjet paketë. Konkretisht mazhoranca aktuale i ka numrat për zgjedhjen e presidentit. Rama mendon t’i fusë në një paketë dhe të bisedojë me Ilir Metën. Nëse do të zgjedhi presidentin duhet të vendosin nëse do dalim bashkë në zgjedhje dhe në varësi të kësaj do e zgjedhim presidentin ose jo. Në varësi të kësaj do vendosim nëse do qeverisim bashkë apo jo dhe cili do të jetë kryeministri. Kjo është qasja që mendon ai. Natyrisht Meta është në dilemë sepse e bezdis qasja e daljes bashkë apo jo. Duke e bezdisur pjesa e daljes ose jo bashkë sigurisht që i ngacmon dhe në çështjen e zgjedhjes së presidentit sepse nëse nuk i jep përgjigje Ramës për këtë çështje”- u shpreh Islami i cili më tej analizon skenarët e mundshëm teorikë.

“Mundësia e parë që Meta të bjerë dakort me Ramën të dalin bashkë dhe nëse ndodh kjo Rama mundet t’i pranojë një kandidaturë të pranueshme për president sipas tij sepse nëse Rama do të dalë me të vërtetë me Metën do që kjo të funksionojë. Rama në këtë lloj situate është i interesuar të dali me Metën sepse dalja vetëm do ta detyronte të bënte manipulime më të mëdhaja përballë faktorësh të konsiderueshëm dhe përballë një poli të tretë që do të ishte Meta pasi do të dilte më vete. Në këtë kuptim Rama do interesohej ta zgjidhte presidentin me Metën duke e toleruar atë që ta zgjidhte vetë Meta presidentin, por duke dalë bashkë dhe duke qeverisur bashkë.

Në këtë aspekt Meta ka një dilemë se nëse bashkohen bashkë dhe bashkë me ne vjen dhe Idrizi krijohet psikologjia e fitores nga e majta dhe kjo do të rrënonte opozitën. Rrënimi i opozitës do të thotë që këta mund të kishin një fitore të paimagjinueshme dhe në këtë moment Rama në këtë fitore të paimagjinueshme mund të merrte 71 vota. Problemi që ka Meta nuk është as presidenti dhe as të krijojë numrin e deputetëve, ai do të jetë king maker.
I vetmi problem që ka LSI-ja është të jetë king maker, mos të lejojë as PD-në dhe as PS-në të bëjnë 71 vota. Që të jetë king maker do të thotë që çdo lloj kombinimi që mund të vazhdojë majtas ose djathtas me faktorë të ndryshëm Meta të kishte rol. E vetmja analizë që bën Meta është nëse është më mirë të jetë me Ramën dhe kjo mund ta çojë në një fitore të madhe të Metës me 20 deputetë por Rama ka 71 apo të dali më vete me pak deputetë por mos të lejojë Ramën të ketë 71. Ky është i vetmi merak dhe mund të çojë ose në një president të Metës dhe Rama do të binte dakort. Ose nëse nuk bien dakort dhe Meta del më vete, Rama të tentojë të ketë një kandidat të vetin për president dhe ky të kandidojë me kandidatin e PD-së për president të mbështetur nga Meta për të parë kush do ta bëjë 71. Ose variant i tretë është ta lënë pas zgjedhjeve presidentin”.
Islami, i cili ka një përvojë tashmë çerek-shekulli në politikë, tha se po merrte rolin e analistit të politikës duke bërë këto parashikime.

Protesta e opozitës

Protesta e 18 Shkurtit synon të sensibilizojë qytetarët që kërkohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk synon as bojkotin e zgjedhjeve dhe as marrjen e pushtetit në rrugë jo-institucionale. Kështu u shpreh Islami duke theksuar se besimi i opozitës për zgjedhje të lira është në pikën më të ulët që nga viti ’96.

“Zgjedhjet në Shqipëri kanë dy komponentë të rëndësishme dhe në Shqipëri prandaj nuk po arrijmë dot se është çështja e vullnetit politik për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe e dyta është çështja e besimit reciprok. Po të bëjmë një analizë të të gjitha këtyre parametrave në histori, kur këto parametra kanë qenë të pranueshëm rezultati ka qenë i pranueshëm. Shpeshherë kur bëhen zgjedhjet, kur nuk ke besim apo vullnet për ta pranuar rezultatin është shumë e vështirë të bësh zgjedhje të lira të ndershme ose të kesh një rezultat të pranueshëm dhe kjo çon në ilegjitimitet dhe ilegjitimiteti pasohet me trazira. Këtë herë më duket sikur jemi shumë afër parametrave përsa i përket vullnetit politik dhe besimit reciprok në nivelin e ‘96. Për arsye objektive ose jo, substanciale ose jo, nuk ka rëndësi.
Shikoj se është hera e parë që ka rreth një vit e gjysëm që flitet për dekriminalizmin dhe nuk bëhet dekriminalizimi, madje rasti i Dibrës ëshët rasti kur është testuar mekanizmi i dekriminalizimit, i parave, i kanabisit në funksion të zgjedhjeve. Kjo e ka bërë situatën të tillë që të mos ketë besim që zgjehdjet do të bëhen të lira dhe të ndershme. Aq më tepër që është kërkuar të bëhet një reformë dhe nuk po bëhet. Përsa i përket çështjes së votimit elektronik ajo është më tepër për të vendosur një besim reciprok nuk është se e zgjidh edhe nëse Rama e pranon nesër, nëse thotë që të merren makinat. Nëse nuk ka vullnet për t’i përdorur makinat në mënyrë të drejtë ka zhumë mundësi që rëzultati të jetë prap ilegjitim, sepse aspekti ligjor është konditë e nevojshme për ta garantuar atë”.

Por i pyetur nëse me mungesë besimi nënkuptonte bojkot zgjedhjesh dhe marrje e pushtetit në rrugë, Islami tha jo për të dyja variantet. Ai theksoi se protesta e 18 Shkurtit synon të sensibilizojë qytetarët që kërkohen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se PD-ja nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet dhe as nuk synon marrjen e pushtetit në rrugë jo-institucionale./Albeu.com/
Shtuar më 14/02/2017, ora 21:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori