Rama: Kriza të zgjidhet, por te hapen kutite
Albeu.com
Kryetari i Partise Socialistë Edi Rama vlerëson mbajtjen e tryezës se dialogut thirrur nga Presidenti Bamir Topi ndërsa deklaron se shpreson vërtetë që kjo situatë të zgjidhet në këtë tryezë.
Në një konferencë për shtyp, Rama bëri të ditur se gjatë ditës së mërkurë kreu i socialistëve do të udhëtojë drejt Strasburgut për të diskutuar me socialistët europianë për krizën në vend. "Nesër së bashkë më disa kolegë do të jem në Strasburg për një ditë komunikimi intensiv me miqtë e Partisë Socialiste Evropiane më të cilët jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe janë të angazhuar për kontribut në zgjiedhjen e kësaj krize", u shpreh ai.

Rama përsëriti se hapja e kutive është kusht i patjetërsueshëm për Partinë Socilaiste e cila nuk kërkon fitoren në tavolinë, por kërkon vendosjen e shtetit ligjor në parametrat e tij.

Kreu i PS-se theksoi së në të gjithë këtë proces, Partia Socialiste është në konsultim të vazhdueshëm edhe me aleatët e saj. "E shoh të rëndëishme të theksoj se vazhdimi i komunikimit me aleatët tanë të fronit opozitar është pjesë e këtij procesi në përgatitjen jo vetëm të tryezës të dialogut, për edhe hapave që parashohim si pjesë e kontributit për zgjidhjen e krizës", theksoi ai.
Shtuar më 09/02/2010, ora 21:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori