Ekzekutohet në atentat biznesmeni nga Shkodra
Rama: Kriza politike po thellohet me shume
Albeu.com
Kryetari i PS-së i ka bërë sërish thirrje kryeministrit Berisha që të zgjidhë krizën politike në vend. Në një bashkëbisedim me gazetarët Rama theksoi se kriza politike është sot më e thellë se më parë.
"I bëj apel Sali Berishës që ta zgjidh sa më parë krizën politike për të mos e kthyer vendin në një nyje tjetër se shqiptarët e kanë nyjen e krizës ekonomike që po ia shtrëngon çdo ditë e më tepër fytin" theksoi Rama.

Ndërkohë Rama ka ripërsëritur edhe njëherë se opozita nuk do të votojë asnjë ligj dhe do të mbajë një qëndrim të kushtëzuar me Parlamentin.

"Jam krenar për vendimin e grupit parlamentar pasi nuk mund të bëjmë pjesë në një Parlament të shpërfytyruar ku së fundi do të numëroja heqjen e votës së fshehtë dhe nuk do të marrim pjesë në asnjë proces që vjen nga ky pushtet theksoi Rama duke shtuar se opozita do të ndërmarrë një betëje që do të përshkallëzohet deri kur qeveria tu shërbejë qytetarëve dhe jo të fusë duart në depozitat e tyre.

Rama gjithashtu Edi Rama ka deklaruar se kriza ekonomike po thellohet çdo ditë. Duke iu referuar rritjes së pagave dhe pensioneve Rama akuzoi kryeministrin Berisha se ai po rrit rrogat dhe pensionet duke ua marrë ato qytetarëve përmes depozitave të tyre.

"Sali Berisha në mënyrën më cinike dhe me paturpsinë më të madhe se ka marrë borxh tek depozitat e qytetarëve" theksoi Rama duke shtuar se kjo rritje pensionesh ka një qasje tjetër krimianele në funskion të një grushti njerëzish.
Shtuar më 02/07/2010, ora 15:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori