Rama: Kriza do te zgjidhet me forcen e arsyes
Albeu.com
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, theksoi sot se zgjidhja e krizës do të realizohet përmes forcës së arsyes, teksa ka shtuar se transparenca e plotë do ta mbyllë përfundimisht këtë çështje.Pas vizitës së përditshme në spital tek grevistët e shtruar, Rama tha se kokëfortësia e pushtetit nuk e zgjidh krizën, njofton Start.

”Ajo që përpiqemi është që ta zgjidhim me forcën e arsyes këtë krizë. Apeli për ta zgjidhur në interes të të gjithëve këtë krizë, dhe jo në pozicionin kokëfortë, pasi është një pozicion që si shërben askujt. Zgjidhja është forca e arsyes dhe jo arsye e forcës, që me anë të transparencës, t'i hapim rrugë çlirimit të zgjedhjeve, t'i hapim rrugë demokracisë, një perspektive të re, pa krijuar plagë të reja të panevojshme”, u shpreh Rama.
Shtuar më 17/05/2010, ora 16:28
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori