Rama kritikon ashpër Kosovën e Haradinajn për taksën 100 përqind ndaj Serbisë: Gabim!
"Kosova e pagoi shtrenjtë tarfiën 100. Serbia u shit si viktimë, dhe fitoi diçka. Tarifa ishte instrument për të tërhequr vëmëndjen jo për të kënduar si gjeli lart plehut..."

Kryeministri Rama i ftuar në emisionin “Zona e debatit”, në “Klan Kosova” me Baton Haxhiu ka kritikuar hapur dhe ashpër qeverinë kosovare ne lidhje me politikat ndaj Serbisë.

Në fjalën e tij, Rama është shprehur se tarifa 100% ndaj mallrave serbe ishte një gabim politik, që sipas tij u bë për të fituar vota në Kosovë.

"I them. S’keni bër asnjë punë akoma në qeveri. Hapni horozonitn njëherë. Me të gjitha mund të bëni poltikë por për gjërat që unë besoj nuk më ndal dot.

Unë besoj se ajo është rruga. Po të mos ishte kjo rruga por të paktën SHBA jo vetëm që nuk do t’i kishim nxitëse do na thoshin stop njëherë. Por edhe nëse SHBA i shohin me dyshim. Kosova e pagoi shtrenjtë tarfiën 100.

Serbia u shit si viktimë, dhe fitoi diçka. Tarifa ishte instrument për të tërhequr vëmëndjen jo për të kënduar si gjeli lart plehut. Macron i tha për 4 muaj ma hiq tarifën mua dhe kësaj ishte Angela Merkel ajo dhe jo anduena a si e ka ajo. Kështu fitoi Serbia e humbi Kosova.

Kështu është kur bëhet politikë për vota. Në raport me Reçakun ishte skandaloz dhe publikisht e thashë me zë të lartë dhe thashë që është simptomë e faktit që Serbia nuk është shkëputur nga e shkuara.

Unë nuk e dua paqen dhe Shengenin rajonal për t’i bërë serbisë ndonjë nder. E dua për Shqipërin, Kosovën dhe shqiptarët."-tha ndër të tjera Rama.
Shtuar më 19/12/2019, ora 22:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori