Humbi kontaktet me familjen, gjendet 59-vjeçari në Tale të Lezhës

Eshtë gjetur 59-vjeçari me iniciale A.Xh i cili ishte shpallur i zhdukur në Tale të Lezhës.

Ai kishte humbur kontaktet me familjen ditën e djeshme. Kanë qenë familjarët e tij ata që kërkuan ndihmë në gjetjen e tij.

Kujtojmë se 59-vjeçari i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ishte zhdukur që prej orës 06:30 të mëngjesit të djeshëm.

 


Shtuar 12.08.2021 14:43