Broja: Me Izraelin e vështirë, luaj më mirë si titullar! Nuk kam presion

Armando Broja është gati për Shqipërinë në ndeshjen kundër Izraelit. Sulmuesi e konfirmoi diçka të tillë në konferencën për mediat ditën e sotme. “Fizikisht jam mirë, kam pasur COVID kur mbarova sezonin. Jam rikuperuar dhe kam bërë stërvitje personale në Angli, tani jam mirë”.

“Rikthimi im dhe i Uzunit, çfarë ndryshon? Trajneri e bën ekipin. E pashë ndeshjen me Islandën dhe kemi bërë mirë, por duhet të bëjmë më shumë. Me Izraelin është edhe më e vështirë dhe do të bëjmë maksimumin. Trajnerit i kam thënë se jam mirë, në fund të fundit është trajneri dhe ai zgjedh 11-tëshen dhe nëse më fut do të bëj maksimumin”.

“Rënia në pjesën e dytë të sezonit? Performancat nuk ishin shumë të mira në pjesën e dytë të sezonit, por ra edhe ekipi, por nuk po justifikohem. Luaj më mirë titullar, pasi kam marrë minuta në fushë, por është vendim i trajnerit dhe duhet ta dëgjoj atë. Kur luaj futboll nuk kam presion, futbolli është gjëja më e bukur dhe nuk e kam të vështirë. Vetëm kënaqem kur luaj dhe jap maksimumin”.

“E ardhmja? “Po shohim, jam në kontratë me Chelsean dhe luaj sërish me Chelsean. Po flas me familjen dhe agjentin tim, por aktualisht jam te Chelsea”, u shpreh sulmuesi i kombëtares, Armando Broja. / h.ll/albeu.com