Rama krenohet me talentin e Zahos: E ka bërë të gjithën vetë (VIDEO)
Mbrëmjen e kaluar, teksa ishte live në një intervistë me “Zonë e Lirë”, kryeministri Edi Rama ka treguar një vepër shumë interesante të punuar nga djali i tij i vogël, Zaho.

Punimin e Zahos, Rama kishte zgjedhur që ta vendoste në zyrën e tij, ku nga ana tjetër qëndronte një vazo e punuar prej tij, të cilën tha se ia kishte dhuruar bashkëshortes.

"Në të djathtën time është një vazo që e kam krijuar me duart e mia dhe ia kam dhuruar gjysmës sime më të mirë, dhe nga krahu tjetër është Kuasimodo që e ka bërë Zaho".

Kryeministri shtoi se Zaho e ka bërë të gjithën vetë, pa ndihmën e tij.

Shtuar më 04/04/2020, ora 10:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori