Rama krenohet me pikturat e tij, ia tregon edhe shefit të NATO-s
Kryeministri Rama nuk i ka rezistuar dot dëshirës për t’i treguar pikturat e tij sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Këtë gjë e zbuloi Stoltenberg në nisje të konferencës, kur tha se ishte i nderuar që kishte parë pikturat e Ramës.

"Të falenderoj shumë z.kryeministër, Edi Rama. Është një kënaqësi e madhe dhe një nder i madh të jem këtu e që takohem me ju dhe të shoh këtë ndërtesë të bukur, por edhe disa nga pikturat që ju keni bërë”.

Këto ishin fjalët e para që tha Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp. /albeu.com/
Shtuar më 10/12/2015, ora 13:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori