Iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në kokë, humb jetën në moshën 32-vjeçare sulmuesi japonez

Ish-sulmuesi i Brisbane Roar dhe Japonisë, Masato Kudo, ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare.

Kudo ishte në kujdes intensiv pas një operacioni në tru në Japoni gjatë kësaj jave, por ditën e sotme ndërroi jetë.

Sulmuesi bëri 14 paraqitje këtë sezon për Roar në A-League Men, duke shënuar edhe një gol.

“Unë, si gjithë të tjerët në Brisbane Roar, jam thellësisht i pikëlluar nga ky lajmi se ish-shoku i skuadrës, lojtari dhe miku ynë Masato Kudo ka ndërruar jetë”, u shpreh trajneri i Roar, Ëarrem Moon.

Roar konfirmoi se do të mbanin shirita të zinj për të nderuar Kudo në ndeshjen e së shtunës kundër Ëestërn Sydney Ëanderers.

Kudo bëri po ashtu edhe katër paraqtije më Japoninë, duke shënuar dy gola./albeu.com