Rama: Krenar që për herë të parë deputetët paguajnë gjobat e policisë
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Policia e Shtetit ka hyrë në rrugën e duhur dhe po funksionon mbi baza solide. Gjatë fjalës së tij në analizën e 300 ditëve të para të ecurisë së punës në Ministrinë e Brendshme, kreu i qeverisë u shpreh se zyrtarët që shkelin ligjin tashmë nuk mund t’i ikin dot përgjegjësisë.

“Qëllimi ynë kryesor është edukimi i plotë policisë. Nuk duam të bëjmë policinë e plepave. Gjykatën e plepave e kemi, nga plepat e para dy dekadave, u katandisëm nën plep, prisnim drejtësi nga gjykata e plepave. Duhet të ndërtojmë universitetin e policisë, shkollën e lartë me të gjitha standardet më të larta të vendeve fqinje dhe partnere, në mënyrë që të mos të kemi policë që nuk dinë të flasin shqip dhe të thonë mirëmbrëma kur është mëngjes”, u shpreh kryeministri.

Rama deklaroi se raportimi i 300 ditëve të ministrisë, nuk është një paradë suksesesh, por një paraqitje para publikut e punës dhe e sfidave me të cilat qeveria është përballur, një marrje përsipër e përgjegjësisë për tu përballur me sfidat që vazhdojnë. /albeu.com/
Shtuar më 23/07/2014, ora 12:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori