Gir flet për vendosjen e flamurit të BE-së në ligje

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, David Gir, tha se flamuri i evropian është vënë në dispozicion të për të shmangur procedurat e stërzgjatura kur shtete bëjnë harmonizimin e ligjeve me dispozitat e Bashkimit Evropian. Ai tha se nw rastin e ligjeve për korridoret nuk po bëhet harmonizim me dispozitat e BE-së, andaj edhe flamuri evropian nuk e ka vendin tek ato ligje.

“Flamuri Evropian është vënë në dispozicion, sepse shumë shtete në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian, duhet të harmonizojnë mijëra e mijëra legjislacione dhe kjo merr një kohë shumë të madhe në parlament dhe po të shkosh përmes procedurave normale do të nevojiteshin dekada. Për këtë arsye kemi vënë sistemin e flamurit evropian. Kjo  është kur harmonizoni legjislacionin tuaj me atë të BE-së. 12:27 Ajo që nuk mund të bëni është të përdorni flamurin evropian kur keni procedura që s’kanë të bëjnë me harmonizimin e ligjeve dhe e gjitha kjo vetëm sepse keni probleme procedural në parlament. Komenti ynë në këtë  çështje sa u përket ligjeve që kanë të bëjnë me projektin  Behtel dhe Enka, shqetësimi ynë është përdorimi I flamurit evropian këtu, që është I papërshtatshëm  duke qenë se këtu nuk kemi të bëjmë me harmonizim me legjislacionin e BE-së”, deklaroi David Gir- ambassador i BE-së. /Alsat.mk