Rama kopjon Erdoganin dhe mbyll websitet: Çfarë ndodhi pasditen e djeshme me faqen satirike
Gjatë ditës së djeshme një ëebsite satirik me domainin "www.kryeministri.com" shkaktoi të qeshura online pasi shpallte vende pune për "skafist" apo "ministër të punëve të pista" duke ironizuar qeverinë dhe kryeminsitrin Rama.

Fill pasi ëebi mori vëmendje mediatike, qeveria u angazhua që t'a mbyllte atë duke i dërguar ultimatum përmes AKEP-it kompanive që ofrojnë internet në Shqipëri që të ndalojnë aksesin në këtë ëeb.

"Ju lutemi të konfirmoni deri në orën 19:00 me një e-mail në këtë adresë mbylljen e këtij ëebisti", shkruan e-maili i nisur nga AKEP ndaj kompanive në fjalë.

Pas kësaj, aksesi në faqe është ndëprerë.

Kjo sjellje e kryeministrit i ngjan asaj të Erdoganit në Turqi, me të cilin ka shumë afrimitet kohët e fundit. Edhe atje, profilet e Tëitterit, Facebookut, Youtube apo ëebsitet e tjera mund të mbyllen nëse dëshiron qeveria.

Por, mundësitë që ofron interneti janë të mëdha, kështu që çdokush që kërkon të hyjë në këtë faqe mund të përdorë VPN përmes adresës: https://nl.hideproxy.me dhe më pas të fusë domainin ww.kryeministri.com.
Shtuar më 25/05/2018, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori