Rama: Konkursi i parë nxori projektin ideal për Parlamentin e ri
Pëlqej
Kryetari i PS-së, Edi Rama
Kreu i bashkisë së Tiranës, njëherësh lideri i opozitës, Edi Rama ka kundërshtuar nismën e fundit të qeverisë për shembjen e Piramidës për kompleksin parlamentar, duke e quajtur ate talibanizem. Nderkohe ka deklaruar prerë se konkursi ndërkombëtar që u bë pak kohë më parë, nxori një projekt ideal për Parlamentin e ri.

"Ne e kemi mbështetur pa asnjë ngurrim nismen tuaj për konkursin e mëparshëm të parlamentit të ri dhe besoj që edhe për eksperiencën time në ktrye të bashkisë në raport me konkurset ndërkombëtare e kam thënë dhe e përsërit ka qenë një ndër konkurset më të mirëorganizuar dhe me një rezultat që ishte dhe mbetet spektakolar nga pikpamja e zgjidhjes dhe jo më kot juria ndërkombëtare e kohës, e drejtuar nga një perosnlitet i padiskutueshëm që nuk ka asnjë gjasë të ketë dashur të bashkojë të vdekurin me të gjallët bëri një zgjedhje shumë të guximshme për atë sallë"- tha Rama, gjatë fjalës së tij në Komitetin Shtetëror për Parlamentin, thirrur nga kreytarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Sipas Ramës, ka gjithfarëlloj zgjidhjesh, por atë sallë në atë kontekst nuk e ka asnjë vend i botës, ajo do të ishte unikalitet i papërsëritshëm për historinë dhe kurajoën e arkitektëve.
Rama ka theksuar se sot nuk flitet më për atë që Berisha e cilëson mazoleumin e Enverit, por për qendrën Pjetër Arbnori.

Rama theksoi se ne kohen e diktatures, Hoxha shembi mijera objekte kulti dhe shkaterroi qindra mijera vepra arti, duke pohuar se ky ehste talibanizem, por shtoi gjithashtu se e njejta gje mund te thuhet sot edhe per te kunderten. (albeu.com)
Shtuar më 02/11/2010, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori