Rama konfirmon lajmin e Albeu-t: Mbi 2000 veta gati per ne greve
Albeu.com
Lajmi që të premten e kaluar e publikoi portali Albeu dhe që fillimisht u mohua nga opozita, u konfirmua mbrëmë nga vet kreu i PS-së, Edi Rama. Gjatë fjalës së mbrëmshme para çadrave tek kryeministria, ai deklaroi se mbi 2 mijë qytetarë janë gati të futen në grevë urie për kauzën e opozitës.“Janë mbi 2173 qytetarë e qytetarë të regjistruar për të hyrë në grevë e për të mos e ndalur këtë grevë, deri sa dora që mban peng demokracinë, shtetit të së drejtës, duke mbajtur peng burimin nga rrjedh procesi demokratik. Nuk ka shans që greva të përfundojë e vendi të mbetet peng i qeverisë që nuk buron nga votat e popullit por nga një gënjeshtër e madhe”, tha Rama.

Edhe një herë tjetër, Rama akuzoi Berishën se po pengon zgjidhjen e krizës. “Zgjatja e kësaj greve është provë e qartë e dritëshkurtisë së këtij pushteti i cili duke i mbyllur rrugën zgjidhjes i mbyll rrugën Shqipërisë. E vërteta e kësaj greve është e thjeshtë, shqiptarët e kanë kuptuar këtë të drejtë. Votat janë vjedhur dhe mbahen mbyllur vetëm me një qëllim, që të vidhen përsëri” tha Rama.
Shtuar më 18/05/2010, ora 12:36
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori