Rama: Kjo qeveri është krijuar për të bërë shtet!
Kryeministri Rama nuk ka të ndalur me statuset në Facebook, si një revoltë ndaj akuzave të parashtruara nga PD. Pasi pak më herët bëri një krahasim për çmimin e naftës me atë të para dy viteve, Rama nuk ndal ironitë.

"Dy fjalë për komentet qorrazi mbi çmimin e naftës: E para, askush nuk po thotë që çmimin e uli qeveria, po vetëm që çmimi nuk u rrit po u ul dhe ky është fakt!

Pra sot, naftën në Shqipëri e paguajmë 20% më pak se një vit më parë. E dyta, krahasimet me Gjermaninë e me Anglinë dhe me ekonomitë e forta të Europës, i'a kemi lënë atyre që ikën.

Kush bën të tilla krahasime, nuk do që të kuptojë se ekonomia shqiptare sapo ka nisur të dalë nga gropa e madhe e para një viti dhe nuk mund të rimëkëmbet siç duam, përveçse me kontributin e të gjithëve!

E treta, që të arrijmë të krahasohemi me vendet normale as nuk duhet ta çojmë nëpër mend dhe jo më ta presim nga qeveria të bëjë politika badjahava me fatin e vendit e të fëmijeve të këtij vendi.

Kjo qeveri nuk është krijuar për të vazhduar t'i tregojë popullit përrallën e gomarit që kur po e hante ujku mbyllte sytë dhe thoshte "O Zot ishalla jam në ëndërr!".

Kjo qeveri është krijuar për të bërë shtet, për të siguruar që të gjithë respektojnë ligjin dhe paguajnë detyrimet e tyre, ashtu siç u takon; që nga dritat deri tek taksat sipas të ardhurave që kanë.

Të tjerat janë politikë e vjetër ose muhabete që s'na nxjerrin asgjëkundi", përfundon ai. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2015, ora 14:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori