Rama: Kishim ballafaqim te hapur me Berishen
Albeu.com
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në një konferencë për shtyp pas tryezës së dialogut në Presidencë tha se pati një ballafaqim të hapur me kryeministrin Berisha. “Nuk lëvizim nga kërkesa për transparencë të plotë të zgjedhjeve. Ashtu si iu bë e...... qartë Berishës, lënia e kutive jashtë hetimit parlamentar do ishte shkelje e patolerueshme e së drejtës kushtetuese”, theksoi ai.

Rama tha se sqaroi Berishën se PS nuk kërkon përmbysjen e rezultatit, por kërkon autopsi të zgjedhjeve të vdekura, që zgjedhjet të mos vdesin më nga mungesa e transparencës.

Tryeza Rama-Berisha, thirrur nga kreu i shtetit zgjati më shumë se 3 orë. Pas takimit, kryeministri Berisha deklaroi se nuk pranonte të trajtonte vendimet e gjykatave.
Shtuar më 13/02/2010, ora 21:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori