E paprecedentë, Rama nxit luftë në fakultete
Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për një përplasje studentë-pedagogë, një rast i paprecedent ky në universitetet shqiptare.

Sipas tij, studentët duhet të përballen me pedagogët që ai i quan sharlatanë.

"Pedagogët sharlatanë që i keni pas mbi qafë, do t'ia lini atyre që do të vijnë pas. Nxisin studentë për të bllokuar mësimin sepse me ata që e kanë të drejtën të marrin mësimin nuk po e fillojnë dot. Duhet t'u vendoset fre. Sepse kur është puna tek liria të gjithë i duan për vete, kur vjen puna tek përgjegjësia ia lene qeverisë", u shpreh Rama.
Shtuar më 08/02/2019, ora 13:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori