Rama kërkon votat e demokratëve: Mos i jepni më oksigjen këtij pushteti
Demokratët e zakonshëm duhet të marrin përgjegjësitë si qytetarët të këtij vendi, të mos i japin më oksigjen me votën e tyre këtij puishteti familjar që nuk përfaqëson më interesat e askujt. Ky ka qenë apeli që kreu i Partisë Socaliste Edi Rama i ka bërë banorëve të komunës së Paskuqanit.

Gjatë një bashkëbisedimi me ta, Rama u shpreh se realiteti është i qartë, qytetarët janë në harresë qofshin këta demokratë apo socialistë.

“Është zona më e izoluar. Koha ka mbetur aty sa i përket përkujdesjes së shtetit, ndërsa ka ecur përpara sa i përket banorëve. Por mbeten të izoluar dhe në kushte më të këqia se nga vendet nga kanë ardhur, të tilla si ndotja e kësaj zone, mungesës së titujve të pronësisë. Ata që morën rrugën nga vendlindja për të ardhur këtu e bënë për një jetë më të mirë dhe për tu dhënë mundësi fëmijëve që të lindin dhe rriten në kryeqytet, jo në një hapësirë si kjo ku ka varfëri të madhe, papunësi ekstreme, mungesë të madhe shprese. Besoj i keni ndjekur kendet e fjalës edhe ato të Saliut, por aty ka punonjës të administratës që hiqen si fermerë, si njerëz me shtëpi të palegalizuara etj. Ndërsa ka këtu njerëz të thjeshtë që shfaqin problemet e tyre, mblidhen të gjthë ata që duan të mblidhen, do kisha ftuar edhe demokratët e kësaj zone, jo drejtorët se ata janë të zënë me fushatën e Saliut. Por ata sjanë demkoratët e vërtetë, janë ata që fitojnë nga gostia e pushtetit. Këtu nuk është problemi se morën tapitë demokratët dhe jo socialistët, që ska ujë dhe drita për socialistët, të gjithë njerëzit vuajnë njësoj. Ndaj demokratët e zakonshëm duhet të marrin përgjegjësitë si qytetarët të këtij vendi, të mos i japin më oksigjen me votën e tyre këtij puishteti familjar që nuk përfaqëson më interesat e askujt, vetëm interesat e një grushti njerëzish që mbajnë Shqipërinë peng me votat e vjedhuara, që e mbajnë pushtetin me force” tha Rama. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2013, ora 12:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori