Rama kërkon debat publik
Kryesocialisti Edi Rama, i ka bërë thirrje kryeministrit Sali Berisha, se ka ardhur koha për një debat publik. Ai kërkon që të hidhen në diskutim idetë e parashtruara ditët e fundit prej tij. “Partia Socialiste ka nisur një kurs të ri politik dhe oferta prej 10 pikash për një Pakt për Shqipërinë si gjithë Europa është hapi ynë i parë’, ka thënë ai.

Rama ironizon duke thënë: “Me shkopin e Nastradinit nuk ecet më tutje. E nëse Nastradini shkopin ka dhe asgjë tjetër, Shqipëria as ka vetëm Nastradinin e as mund të mbetet e vetme jashtë portave të Europës me shkopin e Nastradinit në dorë në vend të flamurit të Bashkimit Europian në qiellin e saj”.

"Kemi shtrirë dorën drejt palës tjetër për të shmangur një shuplakë tjetër të Europës ndaj Shqipërisë dhe dalë nga rrethi vicioz ku na mban kyçur të gjithëve politika e vjetër e njëzet vjetëve kacafytje", shprehet z.Rama. "Nga pala tjetër kemi marrë vetëm shpotitje, fyerje, shpifje dhe konfirmimin e rrethit vicioz si e vetmja alternativë që kanë". /albeu.com/






Shtuar më 01/10/2011, ora 19:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori