Motori merr përpara dy këmbësorë në Lezhë, transportohen në spital

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Rrilë-Tale, në Lezhë.

Një motor ka përplasur dy këmbësorë.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Lezhës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.