Rama nuk dorëzohet, i kërkon publikisht takim Bashës

“Unë nuk e kam problem, Luli e ka problem takimin mes nesh…”

Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm të ulet në bisedime me kreun e opozitës Lulzim Bashën, kurdo që Basha të dojë.

Rama tha se ai po të ishte në vendin e Bashës, do të ishte “në vijimësi i interesuar për dialog, tryezë, marrëveshje, rimarrëveshje në proces.”

Ndërsa Basha, sipas Ramës, ka frikë nga zërat se mes opozitës dhe shumicës ka komunikim:

“Teorikisht thuhet se kryeministri mund të humbë më shumë kur takohet, por unë nuk e kam problem, Luli e ka problem, ndoshta duke menduar se kështu shpërndan zërat që ne ndërkohë ne komunikojmë, por nuk funksion kështu.

Të takohemi? Patjetër në çdo herë për çdo gjë. Duhet të flasim dhe diskutojmë. Nuk është me ultimatume dhe kërcënim.”


Shtuar 15.07.2020 14:29