Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
Rama "kërcënon" deputetët e tij: Lëreni mandatin që sot nëse...
Kryeministri Edi Rama sot ka mbledhur 74 deputetët me të cilët do të qeverisë në katër vitet në vazhdim.

Pavarësisht se u shpreh shumë falenderues për punën e tyre, Rama e nisi me një paralajmërim të rreptë.

Kryeministri deklaroi se të gjithë ata që duan të mbrojnë gjakun e interesat e tyre para atyre të qytetarëve, bëjnë mirë ta lënë mandatin që sot.

Kemi kërkuar një mandat kuqezi dhe do qeverisim kuqezi dhe jo si përçarës.

Për të dalë faqebardhë në misionin tonë, duhet të shohim tek çdo shqiptar i aftë një bashkëpunëtor në misionin tonë dhe çdo i paaftë të largohet nga ky mision.

Çdo deputet që do më shumë gjakun e tij, të lërë detyrën që sot. Kjo nuk do të thotë se LSI është kanceri edhe pse është LSI më shumë e prekur si parti”- tha Rama. /albeu.com/

Shtuar më 03/07/2017, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori