Rama kërcënon bizneset: S'ka më derdhje ujërash të zeza në det!
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka bërë një paralajmërim të fortë për subjektet që operojnë në bregdet duke u sugjeruar të pajisen me sisteme depurimi për trajtimin e ujërave të zeza.

Në të kundërt, tha Rama, kush do të kapet në shkelje dotë rrezikojë të humbasë të gjithë të ardhurat e parashikuara për të fituar nga turizmi.

"Nuk do të lejojmë dhe do të ndëshkojmë struktura pritëse në bregdet që derdhin ujërat e zeza në det.

Të gjitha strukturat pritëse në bregdet duhet të marrin masa për tu pajisur me sistemet e deporimit dhe për të garantuar që çka është domosdoshmëria e aktivitetit të tyre të mos kthehet në një kosto as për mjedisin, as për vizitorët dhe as imazhin e vendit tonë.

Jemi të vetëdijshëm që në këtë sezon nuk do të arrijmë të bëjmë gjithçka në këtë drejtim por të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se kushdo të gjendet në shkelje të këtij kushti nuk do të tolerohet dhe do të rrezikojë të humbasë të gjithë të ardhurat e pritshme nga sezoni turistik"- tha kryeministri Edi Rama. /albeu.com/



Shtuar më 06/04/2018, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori