Rama: Kandidati për Tiranën javën e ardhshme
Në përfundim të takimeve me deputetët e qarqeve, ku kanë diskutuar dhe përcaktuar disa prej kandidaturave për Bashkitë e vendit, Rama tha se ka pasur bisedime intensive dhe se javën e ardhshme do të përmbyllet procesi edhe për Bashkinë e Tiranës.

Bisedime intensive. Kemi rakorduar kërkesat e bazës së partisë dhe ato çfarë deputetët kanë sjellë me shoqëritë civile, qoftë edhe nga sondazhet e bëra.

Kemi dakordësuar një numër të konsiderueshem kandidatësh, që do t’i propozohen koalicionit. Mbetëm për të përmbyllur edhe disa njësi, ende Tirana. Për këto njësi ka akoma punë për të bërë, të natyrës konsultative. Besoj se brënda javës së ardhshme, do të jemi gati për të gjitha kandidaturat për tryezën me aleatët”, u shpreh Rama. /albeu.com/


Shtuar më 10/04/2015, ora 17:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori