Rama: Kam gati nje platforme te re per Partine Socialiste
Albeu.com
"Kam gati platformen e re per Partine Socialiste". Keshtu ka deklaruar Edi Rama ne takimin e pare qe ka zhvilluar sot me bazen socialiste ne qytetin e Elbasanit.Sipas Rames, platforma e re nuk eshte ajo qe ka paraqitur ne gazeten "Zerit te Popullit" por nje tjeter qe do te miratohet nga qindra e mijra shqiptare.

"Berisha eshte nje kryeminister qe hodhi hapin e pare mbrapa, nje kryeminister me 15 zv/ministra, e ministra sherbetore. Ne krye te vendit eshte nje njeri me CV te kufizuar", deklaron Rama duke shtuar se per kete arsye opozita duhet te jete me shume se kurre konstruktive. Sipas Rames ne zgjedhjet e 3 korrikut nuk fitoi e djathta por humbi e majta. "Ne 3 korrik ndodhi ajo qe une paralajmerova qe ne vitin 2003. Shumica votoi te majten ne 3 korrik, por ne nuk humbem por i dhuruam fitoren te djathteve", u shpreh Rama. Ne takim u diskutua dhe parimi nje vote nje anetar si dhe menyra per te kapercyer krizen. "Carja qe PS pesoi ishte shkaku qe na coi drejt humbjes, por ne duhet t'a mbyllim kete carje dhe te perpiqemi t'a cojme serisht PS ne pushtet", tha Rama i cili nuk la pa permendur edhe doreheqjen e liderit socialist, Fatos Nano.

Edi Rama ishte sot ne nje nga mbledhjet e Keshillit Zonal ne zonen e deputetit socialist Taulant Dedja elektorale. Madje kane qene vete anetaret e ketij forumi qe kane kerkuar prezencen e Edi Rames ne kete tryeze, duke garantuar edhe mbeshtetjen per te. GSH
Shtuar më 06/09/2005, ora 18:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori