Rama: Kam 7-8 vjet qe dhuroj gjak
Albeu.com
Kryetari i PS-së Edi Rama i është përgjigjur sfidës publike së ministrit të ekonomisë, tregtisë dhe ekonomisë Dritan Prifti se nëse ai do të bënte analizat e gjakut për të konfirmuar se nuk është përdorues droge dhe nëse çdo gjë do ishte në rregull atëherë Prifti do të tërhiqej nga politika.
I pyetur nga gazetarët, kryetari i PS-së Rama theksoi se ai jep gjak rregullisht dhe se kjo sipas tij bëhet përmes një monitorimi të rreptë të bluzave të bardha.

"Unë kam 7-8 vjet që jap gjak dhe çdo dhurim gjaku është nën monitorim të rreptë theskoi Rama duke iu përgjigjur kështu edhe sfidës së ministrit Dritan Prifti.

Ndërkohë ministri i ekonomisë, tregtisë dhe energjitikës deklaroi pak ditë më parë se e ftonte Ramën që të bënte analizat e gjakut dhe nëse këto analiza do ta nxirrnin atë si jo përdorues të lëndëve narkotike ai do të dorëzonte menjëherë mandatin e ministrit dhe do të largohej nga politika.
Shtuar më 23/07/2010, ora 13:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori