Rama ka një mesazh të fundit për Monikën
Kryeministri Rama, në fjalën e tij në Kukës tha se kishte një lutje për Monika kryemadhin, duke i thënë se “mos bli kafe turke deri në 30 qershor dhe do jesh shumë më e qetë se deri tani”.

Duke folur për Ilir Metën, Rama nuk kursue notat e ironisë. “Meta thotë se do ketë përplasje, do letë luftë. Pse do ketë luftë? – pyeti Rama.

Sipas Ramës, askush nuk do bëhet mish për top për Lulin apo Monika Kryemadhin, që ata të vijnë në pushtet dhe të tjerët që i shkojnë nga pas do shkojnë në burg.

“Ata duan të iki unë, jo unë nuk iki, sepse nuk iki unë kur duan ata, por kur ta vendosë shumica dhe kur të dua unë vetë” – deklaroi Rama.
Shtuar më 25/06/2019, ora 19:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori