Rama justifikohet mbi emigrimin: S’ka faj qeveria, mos hidhni baltë
Kryeministrin Edi Rama nga Vlora ku po zhvillohet 20 vjetori i tragjedisë së Otrantos deklaroi se largimi i shqiptarëve nga Shqipëria nuk lidhet me keqqeverisjen aktuale dhe kush e lidh me këtë, thjesht hedh baltë politike.

Gjithashtu Rama tha edhe se zgjedhjet e 18 qershorit nuk vendosin kush do të qeverisë, por se si do jetë Shqipëria pas 10 vitëve.

“Për emigrim? Dua ti them dy fjalë lidhur me përpjekjen skandaloze për të lidhur shqiptarët që janë larguar gjatë kësaj periudhe që ne qeverisim për shkak të nevojës së tyre për një punë dhe një jetë më të mirë tani, jo pasnesër, me qeverinë tonë.

E vërtëta është që shqiptarët kanë ikur dhe janë kthyer, ka që ikin, ka që kthehen, do ikin dhe do vijnë se nuk jetojmnë më në bunkerin prej nga dolëm, dhjetra mijëra njerëz dhe u nisën drejt Italisë, por jetojmë në një Evropë ku lëvizim lirisht…

Nëse ëndërron të ketë një jetë të re tani, është në të drejtën e tij ta kërkojë këtë të drejtë tani si qytetar i Evropës.

Kush flet për këtë histori si një histori që mund të kthehet në instrument balte politike harron një fakt të thjeshte, po mos të kishin qenë emigrantët në këtë vend, shqiptarët do ishin mbytur nga tre herë, po mos ishin familjarët tuaj dhe të gjithëve të kishin mbajtur familjet në kohët më të vështira, me mundësitë që kishte Shqipëra do ishte mbytur.

Janë miliona njerëz që në kohën e ndryshimit falë integrimit në BE kanë lëvizur nga Evropa Lindore ish-komuniste në Evropën Perëndimore dhe punojnë e sjellin të mira reciproke për familjen e tyre, vendin ku janë, sjellin të mria që i gëzojnë sot edhe italianët, të cilët këtë që ne përjetojmë në këto 20 e ca vite e kanë përjetuar në kohën e gjyshërve të tyre, po mos t’u kishin ikur gjyshërit këtyre në Amerike, Italia sot do ishte Llakatund.

Kshq miqte e mi ne kemi një sfidë shumë të madhe dhe duhet e do ta fitojmë se sot pavarësisht problemeve shumë është bërë po ne jemi akoma më të vetëdijshëm se ata që na akuzojnë, ka shumë për të bërë dhe këtë e tregon edhe Vlora, që sot ka një qeverisje për njerëzit, dhe ne jemi të gabueshëm, kemi bërë dhe ne gabimet tona, por nëse sot është një vullnet i përbashkët i yni dhe qytetarëve për të vendosur pikën mbi i, në këtë fazë të parë të procesit të të bërit shtet, duke filluar zbatimin e reformës në drejtësi është misioni ynë bashkë me qytetarët që ti japim Shqipërisë mundësinë për drejtësi”, -tha Rama./albeu.com/

Shtuar më 26/03/2017, ora 12:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori