Rama: Jo nderprerje te greves pa u hapur kutite
Albeu.com
Kreu i PS-së Edi Rama ripërsëriti edhe njëherë se opozita nuk do të tërhiqet nga kauza e saj për transparencën e zgjedhjeve. Duke folur në protestën e radhës së opozitës Rama theksoi se Berisha nuk e lëviz dot opozitën nga qëndrimi i saj për të drejtat kushtetuese.
"Nuk ka shans që greva të përfundojë dhe kutitë të mbeten të mbyllura dhe populli të mbetet në udhëkryq" theksoi Rama duke shtuar se sakrifica e grevistëve nuk do të shkojë dëm.

Sipas tij greva është një gur themeli për atë Shqipëri që shqiptarët e kanë kërkuar që 20 vjet më parë.
"Ne jemi të vendosur deri në fund për transparencën që do i bëhet vendit. Berisha mund të vazhdojë të nxjerrë kukllat po nuk e lëviz dot opozitën nga qëndrimi i saj për të drejtat kushtetuese" theksoi Rama

Kryetari i PS-së Edi Rama gjithashtu i ka cilësuar grevistët të cilët kanë lënë grevën si pasojë e rëndimit të gjendjes shëndetësore si të plagosur në betejën për kauzën e popillit. Duke folur në protestën e radhës të opozitës Rama theksoi se teksa po perëndon dita e 17-të e grevës të plagosurit në këtë betejë janë dëshmia e shurdhërisë dhe verbërisë e këtij pushteti.

Të plagosurit në këtë betejë janë akuza më e rëndë që i bëhet këtij pushteti theskoi Rama duke shtuar se pushteti i trembet kutive që mban mbyllur. "Të plagosurit tanë janë vuajtja e dukshme e një populli të tërë që nuk e kanë lënë të zgjedh" theksoi Rama duke shtuar se opozita është e vendosur për të shkuar deri në fund.

Ndërkohë që në ditën e 17-të grevës së urisë së socialistëve dy grevistë të tjerë kanë lënë grevën duke u dërguar urgjentisht në spital. Grevistët Amando Ruçi 23 vjeç nga Tirana dhe Viktor Hila 40 vjeç nga Guri i Zi janë dërguar në spital si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore duke e çuar në 52 numrin e grevistëve që janë larguar që nga fillimi i saj.
Shtuar më 17/05/2010, ora 20:28
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori