Rama: Jemi votuar për të udhëhequr, kohë e humbur të merresh me Berishën
Pëlqej
Në një komunikim me mediat nga selia e Këshillit të Ministrave, në fjalën e tij Rama deklaroi se Qeveria dhe mazhoranca, kanë marrë një mandat për të udhëhequr dhe jo për të pritur.

Sa i takon se miratimi i reformës territoriale u bë pa votat e opozitës, kreu i Qeverisë nënvizoi se ndarja e re administrative, nuk u miratua me votat e PD, e cila nuk ka monopolin e opozitës.

"Partia Demokratike është partia më e madhe opozitare, por ajo nuk ka monopolin e opozitës. Në Kuvend ishin deputetët e partisë së dytë më të madhe opozitare, të ciët dhanë një kontribut shumë të madh, në miratimin e kësaj reforme.

Kam keqardhje për PD, e cila nuk u bë pjesë e këtij procesi. Ne e pritëm deri në minutën e fundit, por nuk kemi ndërmënd të mos realizojmë objektivat tanë, për faktin se duhet të presim pa fund.

Ne kemi marrë mandatin për të udhëhequr dhe jo për të pritur", tha Rama.

Nderkaq, sa i takon komenteve në rrjetin social Facebook nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e ka cilësuar reformën territoriale si elektorale, Rama dha këtë përgjigje:

"Nuk e ndjek, sepse s'kam kohë për të humbur. Është kohë e humbur të merresh me të. Populli e ka përcaktuar rolin e tij, si një nga miliardët që përdorin rrjetet sociale". /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 13:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori