Rama: Jemi "pro" dekriminalizimit
Kryeministri Edi Rama në një intervistë në emisionin "Top Story" ka folur për shumë tema të aktualitetit politik shqiptar.

Rama theksoi se mazhoranca nuk ka asnjë arsye se përse të mos e vazhdojë procesin e dekriminalizimit.

"Unë e kam thënë që jo vetëm jemi dakord procesit të dekriminalizimit, por kemi qenë gati edhe për draft për ta finalizuar këtë proces", tha Rama.

Ai shtoi se opozita "për tu dukur ndryshe" ka shtuar një draft të vetin.

Rama tha se nëse ka dakordshmëri për ta përmbushur procesin, sidomos nga baza e substancës, dakordimi për një çështje të tillë është i plotë. /Albeu.com/

Shtuar më 17/09/2015, ora 22:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori