Rama: Jemi i vetmi vend që ther në parlament, ther dhe në rrugë!
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend ka njoftuar mbylljen e thertoreve në vend. Sipas kryeministrit të therësh kafshët e bagëtitë në sy të fëmijëve është krim ndaj dhe thertoret do të mbyllen.

"Ne jemi i vetmi vend që therim në parlament, therrim dhe në rrugë, - tha Rama.

parlament theret e vërteta, se procesi që ka filluar nga opozita është thyerja e rregullave dhe kthimi i parlamentit në një klub të degraduar," duke shtuar se do të vendosë rregulla.

"Kurse gjaku në rrugë është barbari," - shtoi ai.

Është për të vënë kujën kur theret një qen, një qenie e pafajshme, por askush nuk vë kujen për therjen më barbare kriminale të bagëtive ë sy të fëmijëve, familjeve, pa asnjë kusht higjenik.

Thertoret do të mbyllen dhe të funksionojnë sipas standardeve.

Hollanda ther disafish më shumë se ne dhe ka vetëm tre thertore. Kjo duhet të marrë fund." /albeu.com/

Shtuar më 07/10/2017, ora 12:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori