Rama: Jemi gati per transparence permes dialogut
Albeu.com
Kryetari i PS-së Edi Rama ka deklaruar edhe njëherë se opozita është e gatshme për transparencë përmes dialogut. "Ne jemi këtu me vullnetin tonë të palëkundur dhe me kurajon dhe rezistencën në kërkim të transparencës theksoi Rama duke ...... shtuar se kutitë duhet të hapen pasi do të hapë rrugën drejt Europës.
Ai gjithashtu theksoi se opozita është e gatshme të dialogojë por nuk ka asnjë hap nga pala tjetër.
"Ata nuk mund ta gjynjëzojnë opozitën dhe qytetarët që nuk mendojnë si ata. Është koha për t'i dhënë zgjidhje krizës. Ne jemi gati por nuk është gati pala tjetër" theksoi Rama.
Më tej Rama duke komentuar edhe deklaratat e kryeministrit Berisha për bllokimin e rrugëve theksoi se qytetarët bashkohen me protestat e PS-së.
"Berisha shprehet i shqetësuar për bllokimin e rrugëve dhe thotë që kjo i lëndon qytetarët por unë kam takuar shumë qytetarë të cilët janë solidarë dhe e shohin protestën me syrin e shpresës që do të hapet një rrugë e re për ta" theksoi Rama.
Gjithashtu Rama theksoi se vendi është në krizë pasi demokracia është në krizë sepse populli nuk qeveriset nga ata që ka zgjedhur por nga ata që nuk e kanë lënë të zgjedh.
Rama gjithashtu i ka bërë apel policisë së shtetit që mos të provokojë protestuesit e Partisë Socialiste.
"Policia duhet të jetë në krye të detyrës dhe jo të ngarkohet për tu përgjigjur tekave të këtij pushteti i cili është në konflikt me popullin pasi nuk e lejon që me votën e tij të vendos atë që do që ta qeverisë" theksoi Rama.

Shtuar më 12/05/2010, ora 20:12
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori