Autobusi merr përpara 12-vjeçarin në Pogradec, dërgohet në spital

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec. Një autobus ka përplasur një 12-vjeçar. Ky i fundit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 07.04.2022, rreth orës 15:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të Lumit të Vërdovës, mjeti tip autobus, me drejtues shtetasin Xh. M., banues në Pogradec, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, banues në Pogradec, i cili u dërgua në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikun për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.