Rama: Ja pse ne do bëhemi një vend i rritur fort ekonomikisht
Teksa dje, takimi i përmuajshëm “Kryeministri Juaj” i është dedikuar energjisë elektrike, sot Rama ka përcjellë detaje me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai nënvizoi se me anë të kësaj potike të re, do të ndalohet vjedhja e energjisë, e ku nga një vend i varfëruar do bëhemi një vend normal dhe i rritur ekonomikisht.

"Rritje pensioni për pensionistët kryefamiljarë dhe rritje page për ndihmën ekonomike e për aftësinë e kufizuar që 200 mijë familje në nevojë të mos preken nga heqja e fashës 300 kw por edhe që asnjë hajdut i energjisë të mos fshihet më pas kësaj fashe si deri më sot.

Çmimi nuk do të rritet, por secili do të paguajë atë që i takon e kush paguan nuk do të jetë më i detyruar të paguajë edhe për ata që vjedhin-siç ka ndodhur zi e më zi për 20 vjet me radhë.

Politika jonë e re energjitike do të ndalojë grabitjen e kësaj pasurie të jashtëzakonshme kombëtare dhe do ta rilindë këtë sektor strategjik për zhvillimin e ekonomisë sonë duke e kthyer brënda 5 vjetësh nga një gropë e zezë humbjesh kolosale, në një burim të madh fitimi për popullin shqiptar.

Nga një vend i varfëruar dhe i turpëruar prej vjedhjes së vetvetes, do të bëhemi një vend normal dhe i rritur fort ekonomikisht falë vënies në shërbim të interesave të atdheut e të popullit të kësaj pasurie të paçmuar". /albeu.com/


Shtuar më 30/10/2014, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori