Rama: Ja kush është "kryeinspektorja" me "diplomë fallco"
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në mbrojtje të Drejtoreshës së Inspektimit të Ligjshmërisë pranë Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit Ejona Isufaj duke u shprehur se ajo është bërë viktimë e dhunës verbale të Partisë Demokratike.

Duke publikuar një letër publike të zonjës Isufaj, kreu i qeverisë shkruan në profilin e tij në Facebook se opozita po mbron me rëbim piramidat universitare.

"Ejona Isufaj, viktimë e dhunës verbale të PD – Ja kush është “kryeinspektorja” me “diplomë fallco” që është vënë dhunshëm në shënjestrën e pushtetarëve të rënë nga vakti, të cilët mbrojnë me tërbim piramidat universitare dhe sulmojnë me tërbim një grua e nëpunëse të shtetit që, pasi është diplomuar jashtë në shkenca politike, punon me përkushtim në ekipin e ri të Ministres Lindita Nikolla. Lexoni letrën që ajo i ka nisur publikisht njërit prej ministrave që hodhën themelet e piramidave në arsimin e lartë..." shkruan Rama duke bërë publike edhe përmbajtjen e letres se Ejona Isufajt. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori