Rama iu kërkon deputetëve të bindin popullin pasi ia "nxiu" jetën
Me taksa që janë rritur si asnjëherë më parë dhe paga e pensione që nuk janë prekur që prej vitit 2013, Edi Rama e di se nuk i ka punët mirë me shqiptarët.

Nisur nga situata e krijuar, ai u ka kërkuar deputetëve që të shpërndahen në bazë dhe të punojnë me qytetarët për t'i bindur ata në lidhje me "punët e mira që po bën qeveria" dhe "nevojën për më shumë dhimbje deri në një rilindje të plotë".

Porositë në fjalë ai i dha sot nga mbledhje e grupit parlamentar të socialistëve duke folur gjithashtu edhe për momentin kur opozita i hodhi miell dhe ujë në fytyrë.

Rama tha se maxhoranca nuk duhet të bjerë pre e provokimeve të opozitës. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori