Rama: Ishte betejë heroike
Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të ndeshjes mes Francës dhe Shqipërisë, ku “Gjelat” triumfuan në fund me rezultatin 2­:0, pas golave të Paje dhe Grizman.

“Pas kësaj beteje heroike ne shtëpinë e pretendenteve mund te themi vetëm SHUMË FALEMINDERIT KUQEZINJE; KRENAR PER JU”, shkruan Rama në “Facebook”.

Kryeministri Rama e ka ndjek ndeshjen France- Shqiperi ne Vlore sebashku me sportfashesit vlonjate ne Albtelecom Fun Zone. Ai është shoqëruar edhe nga anëtar të kabinetit qeveritar, Kuvendit, pushtetit vendor, etj. /Albeu.com/

Shtuar më 15/06/2016, ora 23:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori