Rama: Ish-te perndjekurit, viktima te nje genjeshtre
Albeu.com
Kryetari i Partisë Socialiste i ka cilësuar ish-të burgosurit politik të cilët protestuan sot para selisë rozë si viktimat e një gënjeshtre. "Ndodh që thuhet një gënjeshtër zyrtare që në të gjithë autopolantet dhe ekranet të ...... përsëritet dhe të kthehet në një të vërtetë të imponuar që keqpërdoret" theksoi Rama.
"Kam shumë respekt për ish-të përndjekurit politik dhe i kam falur pasi janë viktima të gënjeshtrës së djeshme por u bën zëdhënësit e gënjeshtrës së sotme" theksoi Rama duke shtuar se ata nuk kanë përfituar asgjë por janë mbajtur në këmbë me energjinë e negative.
Gjithashtu Rama akuzoi kryeministrin Berisha se ishte ai që i kishte thënë se nuk duhet të nxirrej llumi i të burgosurve.
"Unë jam këtu në radhë për të mos lënë këtë betejë të ndalojë deri kur uzurpimi i votës së mbarojë" theksoi më tej Rama duke shtuar se hyrja e deputetëve në grevë janë vepra indiviuale brenda një vepre të përbashkët që është transparenca e zgjedhjeve.
Ndërkohë Rama duke i cilësuar deklaratat e sotme të maxhorancës si propagandë të ndyrë fashiste theksoi se këto deklarata janë kundër atyre grave si njerëz, si gra e vajza. "Unë i them atyre se jo vetëm që i kanë hypur kalit mbrapsht por po përshpejtojnë rënien e tyre nga kali" theksoi Rama.
"Berisha kujton se ne do të zprapsemi dhe të trembemi por ne jemi këtu për t'i thënë jo me fjalë por me vepra se ky vend nuk mund të tundohet më nga pushteti që nuk i lejon të votojë" theksoi Rama.
Shtuar më 04/05/2010, ora 22:11
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori