Rama ironizon Voltana Ademin: E patë, demokratët e lanë vetëm të dashurën e molotovit
Nga skaji jugor i vendit në Konispol, Rama akuzoi demokratët se deshën të përsërisin një tjetër 2 prill, por ky plan i tyre dështoi sipas tij sepse demokratët e braktisën kryebashkiaken Ademi të cilës Rama ju referua si e dashura e molotovit.

“E drejta për të qeverisur jepet nga populli dhe hiqet nga populli. Nuk jepet me vendim të brendshëm partie dhe nuk hiqet se vendos një parti të ta heqë. Kjo nuk ndodh. Edhe në Shkodër u provua, në Shkodrën që e kujtojnë mish për top dhe që ishin gati me një plan për të bërë një 2 prill tjetër. Shkodra ka më shumë demokratë se socialistë kjo dihet, nëse të djathtët do të kishin dalë në rrugë nuk do të kishe ku të hidhje kokrrën e mollës.

E patë, e lanë vetëm me një tufë qorrash dhe me një grusht njerëzish që shkojnë nga i çojnë këmbët dhe jo mendja atë kryetaren e bashkisë atje, atë të dashurën e molotovit e lanë vetëm. Nuk ka shqiptar të arsyeshëm, le të jetë demokrati më ekstremist, që pranon logjikën se politika bëhet me imponime dhe me dhunë. 30 qershori është momenti i mbylljes përfundimtare i këtij kapitulli skandaloz shumë vjeçar dhune, shantazhesh, lojërash, hilesh, pabesish dhe qëndrimit të politikës mbi ligjin dhe mbi shtetin”, tha Rama.

Shtuar më 22/06/2019, ora 21:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori