Rama ironizon PD-në: Nuk e kam harruar objektivin që 120 vota do ua sjell me avion nga Londra
Kryeministri Edi Rama tha se shpreson që në pranverën e vitit 2021, aeroporti i Kukësit të jetë operacional.

Me përmbushjen e ketij premtimi, shefi i qeverisë tha me ironi se nuk e ka harruar objektivin që të sigurojë për PD 120 vota, nga emigrantët shqiptarë që jetojnë në Londër, të cilët do udhëtojnë falas.

“Shpresojmë që aeroporti i kukësit do jetë operacional në pranverë. Unë nuk e kam harruar objektivin që 120 vota për PD ti sjell me avion nga Londra.

Do përzgjidhen midis atyre që kanë sharë e përqeshur më shumë idenë e aeroportit të Kukësit.

Nëse më ndjekin i ftoj të fillojnë të akumulojnë kredite për udhëtimin falas duke sharë sa më intensivisht, kush do shajë e do tallë më shumë do hyjë në avion e do zbresë në Kukës për të votuar për PD, 120 vota me fluturim falas, ky është një objektiv, shpresoj ta realizoj”, tha Rama.
Shtuar më 21/10/2020, ora 11:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori