Rama ironizon median online dhe "Facebook-un": Këtu nuk do të ketë anonimë
Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit sot ka bërë një shpjegim edhe për platformën e komunikimit me njerëzit, e cila sipas tij nuk do jetë një gjueti shtrigash për ata që duan të bëjnë denoncime apo të marrin nëpër gojë njerëzit.

Ai tha se ndryshe nga në Facebook çdo anëtar i kësaj platforme do jetë me identitet të verifikuar.

Ai u shpreh se “Një dritare tjetër është fjala ime. Gjithsecili qe ka te drejte te kontriboje lidhur me reformat, kur flitet konkretisht për një reformë.

PSH: do të behet diskutimi për mbetje.

Nuk do ia lëmë këtë diskutim portaleve dhe ‘Facebook’, por që do të diskutohet mes nesh dhe gjithë atyre që bashkë me ne janë përfshirët në këtë udhëtim 4 vjeçar. Çdokush që do të shkruaj një opinion do të marrë një përgjigje”, tha Rama.
Shtuar më 06/10/2017, ora 17:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori