Rama ironizon keq Bashën: Bir o Lul, kë të qaj më parë
Pëlqej
Pas debatëve të nxehta dje në Kuvend, seancë e cila dështoi, sot Edi Rama ka marrë fjalën dhe ka shigjetuar me akuza të rënda opozitën e kreun e saj Lulzim Basha.

Ndër të tjera, Rama i kujtoi Bashës marrëveshjen e 18 majit duke e akuzuar se e shkeli atë nga frika. Por jo vetëm Bashës, Rama iu sul edhe ish-partnerit të saj LSI me fjalët “motra LSI”.

Fjala e Ramës

Edhe miku im Lulzim Basha pasi bëri akt liderdshipi me 18 maj e mohoi se u tremb, nga frëngjitë e Jozefinës dhe Patozit nga kryengritja në pallat, nga ofiqarët e SHQUP-it që humbën karriget, dhe u kthye te cadra e dasmave.

E mohoi dhe ca bëri ripohoi politikën qorrë, shurdhe, memece që për katër vite ju katandisi juve në gjysmagjel.

Edhe LSI, që qetësine dhe dashurinë e kthei në llapazanëri dhe vajmedetërinë e linjës së re. Bir o Lul vllai kë të qaj më parë ty a motrën tonë që keni një hall. /albeu.com/

Shtuar më 13/10/2017, ora 10:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori