Rama ironi nga Fieri: Për sytë e shumëkujt do isha i gatshëm të merrja drejtimin e PD
Kryeministri Edi Rama nga Fieri ka deklaruar se i di të gjitha gjërat që nuk shkojnë me qeverinë e tij, por që nëse do të mbante një fjalim duke i nxjerrë në pah këto detaje, njerëzit do mendonin se do të ishte i gatshëm për të drejtuar PD-në duke ironizuar këtu kreu demokratik, Lulzim Basha.

Nëse do të mbaja një fjalim se për çfarë nuk shkon, për sytë e shumëkujt do të isha i gatshëm që të merrja drejtimin e PD-së. Realisht, do të dukesha demokrati më viligjent. Sepse jam i vetëdijshëm për ça nuk shkon.

Nëse do të hyja në një garë për të fituar kupën e të pakënaqur nga qeveria, do të pretendoja për kupën. Nuk jam i kënaqur nga punët e qeverisë. Kam hyrë në borxh me familjen, sidomos me atë të voglin. I kuptoj shumë mirë njerëzit e pakënaqur, pavarësisht se çfarë thonë. E ndaj me këta. Sfida është se pse jeni të pakënaqur.”, tha Rama.

Rama tha se mandati i tretë nuk është qëllim në vetëvete, por një mjet. /albeu.com/

Shtuar më 20/02/2021, ora 11:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori