Zbulohet arsyeja pse Xavi nuk nënshkroi sot me Barcelonën

Xavi po lidhet me postin e trajnerit të Barcelonës tani e disa ditë, dhe disa medie evropiane bëjnë të ditur se marrëveshja tashmë është arritur.

Thuhej se brenda këtyre 24 orëve do të zyrtarizohej gjithçka, por duket se ish mesfushori i Barcës ka të tjera ide.

Marçal Lorente i ‘MD’ bën të ditur se Xavi refuzon të nënshkruajë kontratë me Barcën, derisa të shkarkohet Valverde, transmeton lajmi.net.

Barcelona nuk ka vendosur akoma për fatin e trajnerit aktual.

Mbetet të shihet nëse sot Barca dhe Valverde do të ndajnë rrugët e tyre.


Shtuar 12.01.2020 11:24