Rama injoron keq Kryemadhin: E paaftë, si kapaku pa tenxhere
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për Eni Vasilin në News 24 ka rrëfyer për herë të parë në lidhje me marrëdhëniet e tij me kundërshtarët politik PD e LSI.

Pas vlerësimit për ish-kryeministrin Sali Berisha ku e konsideroi lider, Rama ka folur edhe në lidhje me marrëdhëniet me ish-aleatët e tij, LSI.

Gjatë intervistës Rama u shpreh se Meta është një politikan rrace, ndërsa Monika thjesht bashkëshortja e tij.

“Ilir Meta është politikan rrace, kurse Monika është thjesht bashkëshortja e tij. Monika është kapaku pa tenxhere”-deklaroi Edi Rama.

Fjala e Ramës për LSI

Ilir Meta është politikan rrace, kurse Monika është thjesht bashkëshortja e tij. Monika është kapaku pa tenxhere.

Si President, unë e kam thënë edhe më parë, Ilir Meta mund të jetë shumë i mirë dhe e kam besuar, pavarësisht çfarë mund të thuhet.

Deri tani vlerësimin e kam pozitiv. Kurse për lidershipin e Monikën, kapaku pa tenxhere, bën vetëm zhurmë. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2017, ora 08:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori