Rama Ik! Kryeministrit i bëjnë të papriturën në Dibër (VIDEO)
Edi Rama ishte i pranishëm sot në Peshkopi duke prezantuar kandidatët socialistë për bashkitë e qarkut.

Gjatë fjalës së tij ndërhyn një qytetar që ndodhej disa metra larg vendit ku po zhvillohej takimi duke thirrur më zë të lartë: Rama ik!

Kryeministri e dëgjoi duke iu përgjigjur: Po po do iki do iki!

Në këtë moment Rama e ka humbur fillin e fjalisë duke hasur vështirësi në vijimin e fjalimit.

U deshën duartrokitjet e të pranishmëve për të bërë që kryeministri të rikthehej në linjën e mëparshme. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2019, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori