Meta e shau në një televizon grek, reagon ashpër Rama
Tensioni mes dy aleatëve Rama-Meta ka arritur kulmin.

Akuzat mes dy subjekteve politike nuk mjaftojnë më, pasi dy liderët kanë hapur një luftë të vertetë personale.

Pas intervistës që Ilir Meta dha në një televizion grek ku Meta shau punën e kryeministrit, ka reaguar vetë Rama.

Me anë të një statusi në Facebook, kryeministri Edi Rama me tone të ashpra ka dënuar intervistën e Presidentit të ri Ilir Meta pasi sipas tij nuk mundet që një president shqiptar të shajë kryeministrin e një vendi në një televizion grek.

“Shokuese intervista e I.M per tv grek!Si mundet nje President shqiptar te shaje kryeministrin e vendit si te ishte ekstremist fqinj?TURP!”- shkruan RamaFacebook. /albeu.com/

Shtuar më 17/06/2017, ora 13:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori